LEZHE- Grabitësit nuk kursejnë as të moshuarit. Një 60- vjeçare në Balldre të Lezhes ka përjetuar dje në mbrëmje një “ ferr” të vërtetë ku tre persona të maskuar dhe të armatosur e kanë tërhequr zvarrë nga oborri ku ajo po kryente disa punë shtëpie dhe e kane kërcënuar të dorëzonte gjithçka kishte të çmuar në shtëpinë e saj.
60 vjecarja Leze Gjoni banonte prej kohësh vetëm në banesën e saj në këtë fshat e varfër. E tmerruar dhe nën kërcënimin e grabitësve u ka dhënë atyre të vetmet gjëra të çmuara që kish, unazën, varësen në qafë dhe kjo jo flori si dhe aparatin e saj celular.
Makthi i 60 vjecares ka zgjatur për afro gjysëm ore. E moshuara dëshmoi se nuk kishte mundur t’i njihte rrëmbyesit, të cilët ishin të armatosur. Leze Gjoni tregon se ishte frikësuar shumë gjatë rrëmbimit dhe grabitjes së sendeve të saj.E shokuar pas kësaj ajo ka denoncuar ngjarjen ne polici.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com