Lezhë, ja e vërteta e vrasjes
së 3 familjarëve nga fqinji i tyre

LEZHE - Vrasja e trefishtë në Blinisht të Lezhës, ku humbën jetën 3 pjesëtarë të një familjeje, ka ndodhur si pasojë e një tjetër krimi të mbetur në tentativë nga Kastriot Zhuba, i cili ishte kthyer nga Italia për të marrë hak ndaj një 30 vjeçari që kishte rrahur para pak kohësh babain e tij. Zhuba është përballur me 30 vjeçarin, por nuk e ka vrarë dot. Më pas ka pirë alkool në një lokal dhe aty është konfliktuar me Fatjon Shtjefnin (djalin e familjes së ekzekutuar mbrëmë) i cili më tej sëbashku me prindërit e tij i janë drejtuar banesës së Zhubës. Rrok Shtjefni, babai i 24 vjeçarit kishte marrë me vete edhe një armë, por nuk i ka paraprirë dot Zhubës i cili ka dalë nga banesa dhe ka shtënë mbi Fatjonin. Më tej babai i tij ka tentuar të qëlloj mbi Zhubën, por ky breshëritë e plumbave nga ana e Zhubës i kanë marrë jetën Rrokut dhe bashkëshortes së tij, Mira Shtjefni.

ZHUBA ISHTE KTHYER PER TE MARRE HAKUN E BABAIT, POR SHENJESHTRA NUK ISHIN VIKTIMAT
Vrasja e trefishtë në Blinisht të Lezhës ka ndodhur si pasojë e një tjetër krimi të mbetur në tentativë nga Kastriot Zhuba, i cili ishte kthyer nga Italia për të marrë hak ndaj një 30 vjeçari i cili kishte rrahur para pak kohësh babain e tij. Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të 20 minutave, ndërsa vrasja e tre pjesëtarëve të familjes Shtjefni ka ardhur pas një konflikti të momentit.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, Kastriot Zhuba kishte marrë një armë dhe ishte vënë në pritje për të qëlluar ndaj Skënder Sallakut 30 vjeç, banor i Blinishtit, personi i cili kishte pasur konflikt me babain e tij. Pasi kishte mësuar kthimin nga Italia të Zhubës, 30 vjeçari Skënder Sallaku i druhej hakmarrjes dhe për këtë qëllim ruhej, ndërsa nuk qëndronte asnjë rast jashtë në orët e natës.

rrok, mira, fatjon shjefni logo

(Në foto, Rrok [babai], Mira [nëna] dhe Fatjon Shtjefni [djali])

Kastriot Zhuba ishte vendosur para shtëpisë së Sallakut dhe në një moment ka tentuar të kalojë murin, por është përballur me plumbat e armës që mbahej nga 30 vjeçari, ku ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes tyre. Pasi nuk ka mundur të vrasë dhunuesin e babait të tij, Kastriot Zhuba është tërhequr dhe ka konsumuar alkool në një lokal në fshatin e tij, duke menduar për veprimet e radhës.

Pasi ka konsumuar një sasi alkooli, Zhuba është drejtuar për tek makina e tij që ndodhej para lokalit, por në momentin e nisjes ka përplasur me makinë 24 vjeçarin Fatjon Shtjefni. Ky i fundit i ka kërkuar shpjegime për atë çfarë ndodhi, por është gjendur nën kërcënimet e Zhubës, i cili e ka goditur sërish me pjesën e pasme të makinës pas largimit drejt shtëpisë. Pas debatit mes tyre, 24 vjeçari Fatjon Shtjefni është drejtuar tek prindërit e tij, dhe së bashku me ta i janë afruar banesës së Zhubës. Kur janë ndodhur në hyrje të oborrit, 24 vjeçari i ka kërkuar Kastriot Zhubës të dalë jashtë, ndërsa 54 vjeçari Rrok Shtjefni mbante me vete edhe një pistoletë.

Në këtë moment, Kastriot Zhuba ka dalë nga pjesa e pasme e shtëpisë sëbashku me një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar menjëherë në drejtim të Fatjonit duke e lënë të vdekur në vend. Pasi ka parë djalin t’i vritej, Rrok Shtjefni ka tentuar të kundërpërgjigjet me armën e tij, por breshëritë e automatikut janë zbraz në drejtim të tij dhe bashkëshortes së tij Mira Zhuba. Pas këtij krimi të rëndë policia e Lezhës ka shpallur në kërkim autorin e krimit, ndërsa sot ka vëne në dispozicion 10 milion lekë për çdo person që jep informacion për vendndodhjen e autorit të vrasjes së trefishtë të ndodhur në Blinisht, ndërsa kërkon që të kontaktohet në numrin 0694106434.

POLICIA: 10 MILIONE LEKE PER INFORMATORIN
Policia e Lezhës ka vënë një shpërblim prej 10 milionë lekësh për këdo që jep informacion në lidhje me vendndodhjen e autorit të vrasjes së 3-fishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Blinisht të Lezhës.
Policia e Lezhës përmes një njoftimi zyrtar kërkon që çdokush që ka informacion në lidhje me shtetasin Kastriot Zhuba, të njoftojë në numrin e telefonit 069 41 06 434.

Zhuba mbetet ende person i shpallur në kërkim. Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Shkodrës si dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë vijojnë aksionin për vënien para drejtësisë së 47 vjeçarit Kastriot Zhuba, i cili ekzekutoi mbrëmë me automatik 3 pjesëtarët e familjes Shtjefni, Rrok, Miranda dhe Fatjon Shtjefni.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes autorit të krimit dhe Fatjon Shtjefnit 24 vjeç, pasi Kastriot Zhuba në gjendje të dehur, për pak sa nuk e ka përplasur me makinë 24 vjeçarit.

Për të shuar konfliktin kanë ndërhyrë edhe dy prindërit e Fatjonit, po 47 vjeçari është larguar për në banesën e tij duke dalë prej andej i armatosur dhe ka qëlluar për vdekje 3 pjesëtarët e familjes Shtjefni.

SIPAS KORRESPONDETIT: PAS VRASJES KONFLIKTI PER NJE BETONIERE, JA SI NDODHI
Ora 09: 40 Konflikti mes Kastriot Zhubës dhe familjes Shtjefni ka qenë pikërisht për një betoniere informoi sot paradite korrespondenti i Tv A1 Report, në Lezhë Julian Hila. Zhuba i kishte dhënë betonieren kryefamiljarit Rrok Shtjefni dhe ky i fundit nuk ia kishte kthyer në kohë.

Mbrëmjen e së hënës Kastriot Zhuba dhe Rrok Shtjefni kanë debatuar mes tyre dhe në këtë situatë janë përfshirë dhe Miranda (bashkëshortja) e Fatjoni (djali) të cilët i kanë dalë në mbrojtje kryefamiljarit të tyre. Pas debatit 47 vjeçari Zhuba është larguar në drejtim të banesës së tij dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik. Ka pritur deri sa në derën e shtëpisë janë shfaqur 3 pjesëtarët e familjes Shtjefni, për të shkrehur mbi ta breshëri automatiku duke i lene te vdekur ne vend. Korrespondeti ynë në Lezhë në raportimet të shpeshta informoi mbrëmë se mbi tre pjesëtarët e familjes janë derdhur dhjetëra plumba duke mos u dhënë mundësi jete dhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

NE KERKIM FQINJI VRASES

Ora 07: 40 Forcat RENEA nga Shkodra dhe policia e Lezhës vazhdojnë kërkimet e autorit i cili dyshohet se është fqinji i tyre, Kastriot Zhuba, i afërm i kryekomunarit të Blinishtit. Sipas policisë, Zhuba i njohur për precedentë të mëparshëm penale, gjatë momentit të ekzekutimit të familljes Shtjefni mendohet të ketë qenë i dehur. Mendohet se autori ka qëlluar nga dera dhe shtëpitë e tyre ishin vetëm 5 metra larg njëra-tjetrës.

EKZKEKUTOHEN FAMILJA
Rrok Shtjefni - 50 vjeç (babai)
Miranda Shtjefni - 50 vjeç (Bashkëshortja)
Fatjon Shtjefni - 24 vjeç (djali)

I
SHPALLUR NE KERKIM:
Kastriot Zhuba - 47 vjeç    -> Fqinji i familjes Shtjefni, njëkohësisht i afërm i kryekomunarit të Blinishtit


                                     ORE PAS ORE NGA MESIMI I LAJMIT PER VRASJEN E TREFISHTE


24 SHTATOR 2012

TE AFERMIT E FAMILJES SHTJEFNI: SHKAK ZENKA
Ora 23:16 Familjarët e viktimave tregojnë se ngjarja ka si pasojë një zënkë mes viktimave dhe autorit të ngjarjes. Vëllai i kryefamiljarit Rrok Shtjefni tha për korrenspondentin e TV A1 Report ! "Ishin të tre duke kaluar përpara shtëpisë së tij kur i vrau", ai shtoi më tej "Familja ka edhe fëmijë të tjerë veç djalit të vrarë"

AUTORI I DYSHUAR, I MARTUAR ME DY FEMIJE
Ora 23:12
Kapja e autorit të ngjarjes mund të jetë në një hark kohor të shkurtër, pasi fshati Blinisht është vetëm 10 kilometra larg qytetit të Lezhës. Për këtë arsye policia mendon se ai mund të jetë fshehur në malin afër fshatit Blinisht. Në lidhje me autorin e dyshuar të ngjarjes të rëndë, korrespondenti Julian Hila njoftoi se Kastriot Zhuba është i martuar me dy fëmijë, dhe kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga emigracioni.

AUTORI I DYSHUAR I VRASJES SE TREFISHTE, KASTRIOT ZHUBA

Ora 22:45
Sipas policisë, autori i dyshuar i ngjarjes tragjike në fashtin Blinisht të Lezhës, dyshohet të jetë shtetasi Kastriot Zhuba, 47 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia. Të njëjtat burime thonë se Zhuba është person me precedentë penal. Ndërkaq gjatë momentin të krimit, mendohet se 47 vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur.

FURRIKU: U QELLUAN NGA FQINJI, KONFLIKT I ÇASTIT

Ora 22:00 Në një linjë telefonike me gazetaren e A1 Report Ola Bruko, drejtori i Policisë së Lezhës, Muharrem Furriku dha detaje mbi ngjarjen tragjike për familjen Shtjefni. Sipas tij, 3 personat janë qëlluar teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë së tyre nga komshiu rreth orës 21:30. Shtëpitë e tyre janë vetëm 5 metra larg njëra-tjetrës, dhe sipas Furrikut është qëlluar nga oborri i fqinjit, i cili është shpallur në kërkim dhe është me precedente të mëparshëm penale. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Sipas drejtorit Furriku, mendohet të ketë qenë një konflikt i çastit mes familjes Shtjefni dhe fqinjit, pasi nuk ka qenë i evidentuar ndonjë konflikt i mëparshëm midis tyre. Furriku njofton gjithashtu se po kontrollohet e gjithë zona nga policia e Shkodrës dhe forca të FNSH-së. Ndërkaq, grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me ngjarjen.

U GJETEN TE VRARE NE OBORRIN E SHTEPISE
Ora 21:45
Sipas korrespondentit në vendngjarje, Julian Hila, mësohet se 3 personat pjesëtarë të një familjeje, konkretisht burri, gruaja dhe djali i tyre, janë gjetur të vrarë në banesën e tyre.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Blinisht të Lezhës. Bëhet e ditur se personi i cili ka kryer masakrën ndaj pjesëtarëve të familjes, është identifikuar nga ana e policisë dhe është shpallur në kërkim.

Policia në vendngjarje pritet të zbardhë motivet që kanë çuar në vrasjen e familjes.

(Lajmi u publikua fillimisht në orën 21:50, (24 shtator) dhe u përditësua në vazhdim. Përditësimi i fundit 22: 40 i datës 25 shtator)

Redaksia Online

(Gre.M/ sg/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove