LEZHE- Kafja e mëngjesit në Lezhë shijohet maksimalisht pranë lumit Drin. Freskia, qetësia dhe panorama që të ofrohet nga lokalet e ndryshme, janë arsyet e përzgjedhjes së këtyre ambjenteve.
 
Lumenjtë në mes të qytetit janë dëshirë e shumë vendeve të zhvilluara dhe për Arben Kolen pronar i një lokali pranë lumit Drin në Lezhë, kjo mundësi duhet shfrytëzuar maksimalisht.
 
Skafet në breg të lumit Drin janë një mundësi tjetër e veçantë.
 
Lumi Drin është porta hyrëse e qytetit të Lezhës, që shfrytëzohet si panorama më e këndshme e çdo vizitori.