Bëhet me dije se gjatë ditës së djeshme në qytetin e Lezhës, është sekuestruar një sasi kanabisi prej 20 kilogramë.
Vijojnë kontrollet në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Droga është kapur në kryqëzimin e Rriles, ku automjeti në të cilin ndodheshin Besim Gashi 47- vjeç dhe Sami Vatija, 41 vjeç, të dy banues në Kosovë, ishte modifikuar për fshehjen e sasisë së drogë.
Pas kapjes së këtyre dy kosovarëve të cilët shërbenin si transportues së drogës, nga hetimet e zhvilluara rezultoi se ishin pjesë e një grupi trafiku të lëndëve narkotike.
Si kreu i këtij rrjeti është arrestuar Ilir Markvukaj, 41 vjeç, ndërkohë është vendosur në kërkim një 49 vjeçar, me iniciale D.M, 49 vjeç, i cili sipas policisë rezulton të jetë pronari i servilit ku përgatitej doga, gjithashtu në këtë servis janë gjetur 5 kg 230 gr kanabis.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër plan operacionit të lartëpërmendur si edhe duke u bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore , kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar "Deltar".
Si rezultat i tij u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
• Besim Gashi , 47 vjeç, banues në Kosovë
• Sami Vatija, 41 vjeç, banues në Kosovë
Këta 2 shtetas , në Kryqëzim të Rriles, janë ndaluar nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin Volksëagen kamionçinë, ku në brendësi të saj kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban, e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.
Në vijim të veprimeve policore , pas një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
- Ilir Markvukaj , 41 vjeç , banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Kosovë.
Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë , pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike .
Po në këtë servis , gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr lëndë narkotike Mariuanë.
Lidhur me 2 shtetasit e fundit, vijon puna për verifikimin e pasurive, pasi i'u evidentuan dhe i'u sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj
Vepra penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Besim Gashi dhe Sami Vatija.
Veprat penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenet 283 dhe 287 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Ilir Markvukaj dhe D.M.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
(9:06:27 AM) Pas 30 vjetësh, përsëri Ksamil – Korfuz me kamerdare
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja,com