Lezhë/ Kapet në mes të pyllit duke kultivuar kanabis, asgjësohen 250 bimë! Arrestohet 43-vjeçari

Policia e Lezhës, ka arrestuar 43-vjeçarin Filip Tetaj, pasi u kap në mes të pyllit duke kultivuar kanabis në afërsi të fshatit Gjash.

Sipas policisë, u asgjësuaan 250 bimë kanabisi si edhe fara cannabisi të cilat do të kultivoheshin.

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjashi”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar në pyll, 250 bimë cannabisi, si dhe posedonte fara cannabisi, me qëllim kultivimin, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.

Asgjësohet bimët narkotike dhe sekuestrohen farat narkotike.

Si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve proaktive që po kryhen në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Lezhë u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjashi”, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Filip Tetaj, 43 vjeç, banues në fshatin Mërqi.

43-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 250 bimë cannabisi, në pyll, në afërsi të fshatit Gjash. Më tej, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një sasi farash cannabisi që dyshohet se posedoheshin me qëllim kultivimin.

 

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash