Mbetje të ndryshme përfshirë dhe spitalore hidhen në brigjet e lumit Mat, 100 metra larg burgut të Shënkollit në Lezhë.

Ky vend është kthyer në landfill mbeturinash të cilat dyshohet se shkarkohen gjatë natës në një perimetër të konsiderueshem, duke krijuar ndotje mjaft të madhe në të gjithë zonen përreth.

Kjo situatë vijon prej kohësh, ndërsa me rritjen e prurjeve të lumit mbetjet përpihen nga rrjedha e ujit dhe përfundojnë në det.

Pas raportimit të ngjarjes nga Report Tv, përfaqësues të bashkisë Lezhë dhe IKMT kanë zbarkuar në terren për të parë nga afër këtë katastrofë mjedisore dhe për të zbuluar e ndëshkuar përgjegjësit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Hedhja e interteve dhe mbetjeve spitalore në brigjet e lumit Mat, përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe IKMT zbarkojnë në terren

1685281077_lezhe.jpg

Hedhja e mbetjeve përfshirë dhe ata spitalore në brigjet e Lumit Mat ka vënë në lëvizje institucionet në Lezhë.

Menjëherë pas prezantimit të rastit në Report Tv, përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe IKMT kanë zbarkuar në terren për të verifikuar situatën dhe identifikimin e personave qe hedhin inerte ne brigjet e lumit.

Kjo situate vijon prej muajsh, duke krijuar një ndotje mjaft të madhe në zonë.