LEZHE - Himnin kombëtar të Shqipërisë po e këndon në Lezhë kori i kolegjit të masterit nga Kalifornia e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës.
80 të rinjtë amerikane që më parë kishin kënduar edhe në shkallet e Parlamentit Shqiptar kanë bërë një ndalesë edhe në Lezhë duke performuar muzikë të përzgjedhur. Kësaj performance i kanë bashkuar edhe këngen shqip.
Performanca e tyre në Pallatin e Kulturës së këtij qyteti vjen si një mundësi për të rrjetizuar institucionet e artit dhe ngritur imazhin e qytetit të Lezhës jashtë Shqipërisë. Kështu e përkufizon prezencën e korit kalifornian Drejtori i Pallatit të Kulturës Mark Gjoka.
Ka qenë risi pjesëmarrja e një trupe artistike kaq të madhe në Pallatin e Kulturës në Lezhë, ndaj edhe interesimi ka qenë mjaft i madh ashtu si edhe kureshtja për ti ndjekur ata.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO