Lezha tashmë ka një galeri të përhershme të piktorit të njohur Pashk Përvathi, e hapur në shtëpinë e tij, në qendër të qytetit, pranë Obeliskut të Besëlidhjes.
Në këtë hapësirë jane ekspozuar 82 vepra, të realizuara per më shumë se 40 vite krijimtari artistike.
Hapja e galerisë u shoqërua me një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë autoritete lokale, artistë, kritikë arti dhe dashamirës të kulturës.
Çelja e kësaj galerie ka qenë një ëndërr e kahershme për vetë artistin, i cili e konsideron një kurorëzim të rrugëtimit të tij krijues.
Kontributi i Pashk Përvathit në artin figurativ shqiptar u vlerësua nga artistë e kritikë arti të pranishëm.
Veprat e ekspozuara në këtë galeri datojnë që nga viti 1984 dhe dominohen nga gjinia e peizazhit, me motive nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Galeria do të jetë e hapur çdo ditë, pa pagesë për turistët dhe vizitorët, duke u kthyer në një pasuri të çmuar kulturore për qytetin e Lezhës.
Komente









