LEZHË- Një 32-vjeçare gjeti vdekjen, pasi humbi kontrollin e automjetit që drejtonte u përmbys në një kanal me ujë. Aksidenti ndodhi rreth orës 7 e 35 minuta të mëngjesit të së mërkurës, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, ndërsa viktime mbeti Manjola Malçi nga Kurbinit.

Drejtuesja e automjetit u nxor e gjallë nga uji, por humbi jetën gjate transportit për në Spitalin e Traumës në Tiranë. 32-vjeçarja nuk mori plagë të shumta, por mendohet të ketë gjetur vdekjen nga konsumimi i ujit të ndotur në kanal.

Report Tv solli edhe pamjet e aksidentit të rëndë, ku duket se makina ka përfunduar përmbys në një kanal, i cili ishte i mbushur me ujë. 

Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë më vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti qe i mori jetën 32-vjeçares Manjola Malçi, e cila po udhëtonte e vetëm në drejtim të qytetit të Laçit. Nga veprimet paraprake mendohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin nga shpejtësia me të cilën po lëvizte.