LEZHË- Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një makinë ditën e sotme, për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Barbulloje e re në Lezhë, ku shoferi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por më pas është vëtëdorëzuar në polici.  Burime bëjnë me dije se fëmija i identifikuar me inicialet GJ.GJ., ka qenë duke u kthyer nga shkolla dhe është përplasur sapo ka zbritur nga furgoni.

Policia ka nisur hetimet, teksa Report Tv sjell pamje nga aksidenti.