Divorci kthehet në tragjedi! I la motrën, kunati nga Mamurrasi aksidenton për vdekje 27-vjeçarin (FOTO)

Divorci kthehet në tragjedi! I la motrën, kunati nga Mamurrasi aksidenton për vdekje 27-vjeçarin (FOTO)

Viktima 27-vjeçar, Ylli Mena

LEZHË - Ka përfunduar në tragjedi divorci për një 27-vjeçar, i cili u aksidentua qëllimisht me automjet nga kunati i tij, pasi i la motrën. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, dhe fillimisht u raportua si një aksident i thjeshtë rrugor. Por nga hetimet, policia zbuloi se Ylli Mena 27 vjeç u përplas qëllimisht nga ish-kunati i tij teksa udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ndodhi në Lezhë, mëngjesin e sotëm, dhe shoferi, A.K 32 vjeçar banues në Mamurras u largua me makinë nga vendi i ngjarjes pasi shtypi 27-vjeçarin.

Ai dhe viktima kishin një konflikt me njëri-tjetrin. Ata ishin krushqi me njëri-tjetrin pasi viktima ishte martuar me motrën e autorit. Çifti ishte ndarë pak kohë më parë, duke sjellë edhe konflikt mes palëve.

Pas përplasjes nga makina, Ylli Mena ndërroi jetë në spital, ndërsa autori është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij.

Policia njofton se materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • J H: 23/09/2019 16:48

    Vrasjen se justifikon asnje motiv , por si dihet kurr si kan agravuar gjerat e sbesoj se do jet vetem arsya qe jan ndar por do ket ndonje arsye tjeter nmes qe e ka shtyr ne extrem

    Përgjigju
  • Kunati: 22/09/2019 08:44

    Kur te ngel motra ne dere te shtepise eshte e veshtire te permbashesh kshq mos flisni sikur nuk ka ndodhur asgje.

    Përgjigju
    • Yxhym: 22/09/2019 17:02

      Motra ne dere te shtepise i mbeti e gjalle, jo ne arkivol. Asgje s'ka ndodhur, s'jane as te paret e as te fundit qe u ndane. Jane ndare ne 1950 dhe kane krijuar familje te tjera, jo me ne 2019. Kafsheri o kafsheri!

  • Fredi: 22/09/2019 08:03

    Kot nuk i izoloi Enver Hoxha fshatarët nepermjet ligjit të P A S A P O R T I Z I M I T. Ai ua njihte koken e instikteve primitive të egra prej neandertali

    Përgjigju
    • vjeshta: 22/09/2019 22:41

      Na e thith pak...

  • WTF: 21/09/2019 23:54

    Kafshë !

    Përgjigju
  • Lali: 21/09/2019 21:57

    I ndjeri aq e pat, bundrra jeton e gjen tjetrin, ndersa kelyshi i k*rves do kalbet ne burg. Klm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale