Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në në lagjen “Gurra”, në Lezhë.
Një këmbësore është përplasur nga një makinë teksa po kalonte te vijat e bardha.
E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komento
Komente

