Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Rrilë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motoçikletë.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, Paulin Marku. Ndërkohë është shoqëruar në Komisariat 23-vjeçari, drejtuesi i automjetit.

Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. M., ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.