Të pranishmit lëvizen në këmbë përgjatë bulevardit Gjergj Fishta dhe më pas ndezën qirinj pranë obeliskut të Besëlidhjes, ndërsa kanë kërkuar sensibilizimin e shoqërisë për t’ju dhënë fund ngjarjeve të tilla.
Vrasja e Ariela Muratit nga shoku i saj para fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, tronditi mbarë opinionin publik, të cilët e kanë dënuar ashpër këtë krim.
Një aktiviste shprehet se "këto tre ditë kemi përjetuar një tragjedi, vrasjen e një studente të re. Krimi nuk do justifikim, madje edhe mbrëmë i është shpëtuar edhe jeta e një vajze në Malësi të Madhe.
Nuk i vjen mirë asnjërit dhe për fatin e djalit, por ne po flasim për ndjenjën më të madhe që është jeta sepse kur je gjallë mund të rregullosh shumë gjëra. Do ta përfundojmë këtë marshim me ndezjen e qirinjve për shpirtin e Arielës. Historitë e vrara si Ariela janë shumë por janë të njëjta. Morali është jeta, mbrojtja e jetës së dikujt dhe nuk është biografia. Në këtë vend po dhunohen edhe viktimat, të cilat 90 % janë vajza.
Nuk ka vrasje në emër të dashurisë, por ka jetë, komunikim, ka tolerancë dhe falje. Duhet ndryshuar dhe koncepti i mbrojtjes së dashurisë. Të gjitha strukturat e shtetit, në momentin që identifikohet një kërcënim duhet ndaluar menjëherë.
Do të doja të thosha diçka për djemtë shqiptar, ta venë Arielën në vendin e motrës së tyre dhe të shikonin se si do të ndjeheshin. Nuk duhet të justifikojnë asnjë vrasës. Duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë që të protestojmë".

(Pamje nga marshimi në Lezhë)
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

VIDEO









