Tre persona të maskuar kanë grabitur me dhunë 1.5 milionë lekë edhe një mjet tip Golf-5 të këngëtarit të muzikës popullore Zef Beka.
Paratë dhe makina janë grabitur në banesën e këngëtarit në Ishull Shëngjin, Lezhë .
Ngjarja është denoncuar nga këngëtari, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit policia është vënë në ndjekje të autorëve.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, mjeti i grabitur u lokalizua dhe u ndoq nga policia, por autorët e dyshuar të gjendur nën presionin e ndjekjes, kanë braktisur mjetin i cili është gjetur i rrëzuar në një kanal anë rruge dhe autorët e dyshuar janë larguar duke përfituar nga errësira.
Blutë e Lezhës kanë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale.
Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve për veprën penale "Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 139 - 25 i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO