LEZHE - Në mbyllje të sezonit turistik në qarkun e Lezhës është konstatuar se ky sezon nuk u zhvillua në parametrat e duhur. Ndonëse pushuesit në plazhet e Tales e të Shëngjinit kanë qenë të shumtë ata nuk kanë mundur që të gjejnë plazhe të pastra.

Duke e parë papastërtinë në bregdet si një problem shqetësues Prefekti i Lezhës, Pal Dajci është shprehur se duhet një angazhim më i madh i drejtuesve vendorë për t’i ofruar pushuesve kushte optimale në vijën bregdetare të Lezhës.

Gjithashtu prefekti Dajci ka shtuar se do te ketë një aksion për pastrimin e gjithë bregdetit nga ndërtimet pa leje.

(Gre.M/Shqiptarja.com)