LEZHË- Arben Mhillaj, 41 vjeç, po lëvizte me një makinë të blinduar mbrëmjen e 26 gushtit në fshatin Torovicë, kur refuzoi urdhrin e efektivëve të policisë për të ndaluar. Patrulla e policisë i bëri me shenjë të ndalonte, por 41-vjeçari vijoi të lëvizte më shpejtësi dhe nuk ndali ndonëse policia iu vu nga pas. Disa minuta ka zgjatur ndjekja e Mhillajt, i cili u kap në fshatin Malecaj të Lezhës.
Brenda mjetit policia gjeti një armë zjarri me fishek në fole, e cila është sekuestruar bashkë me makinën e blinduar. Po ashtu, Mhillaj gjatë ndjekjes nga Policia hodhi edhe një krehër me fishekë.
Mhillaj nuk është një emër i panjohur për blutë. Ai rezulton me precedent penal për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Ndërsa vëllai i tij Florin Mhillaj, bashkë me dy të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e çiftit Kreshnik e Gentjana Mujeci për gjakmarrje më 27 prill.
"Nga strukturat për hetimin e krimeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Unaza”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
-Arben Mhillaj, 41 vjeç, banues në fshatin Malecaj-Torovicë, Lezhë.
Ky shtetas u lokalizua në fshatin Torovicë, duke qarkulluar me një automjet të blinduar.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.
Pas disa minutash ndjekjeje, në fshatin Malecaj, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i blinduar, 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe krehri i saj me disa fishekë, të cilat drejtuesi i automjetit i hodhi në tokë gjatë ndjekjes nga Policia", njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
I marin blindin qe ta vrase hasmi,kaq e thjesht eshte. Tani na 1 moralist qe do na jap mend,qe ku vete me pistolet me vete e keto broçkulla qe duhet ti din kontkstin ti thon. Jan ne gjak dhe shteti ka bere sehir,qekur i vran baban e tani qe vran keta shteti ri kot,dhe tani kaq blinden si trofe. Blinda e ruan shteti e vret
Përgjigju










Komente
Komento