LEZHE- Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi kandidatët për deputet për zgjedhjet e 23 Qershorit në Qarkun e Lezhës. Në fjalën e saj, Monika Kryemadhi, e cila kryeson listën e kandidatëve për këtë qark, tha se vota për LSI-në i hap rrugë integrimit europian.
“Me votën tuaj, duke më besuar mua dhe ekipin e LSI-së, ne do të shkojmë drejt Europës, atë rrugë të cilën e kemi nisur që 16 vite më parë, e cila e vetmja rrugë drejt integrimit Europian. Unë sot ju falënderoj ju të gjithëve që më besuat për të qenë përfaqësuesja juaj në Kuvendin e Shqipërisë. Ne sot do të lidhim besën për t’u ndarë përfundimisht nga politika e mospërfilljes dhe e bllokimit. Ne sot do të lidhim besën për të nisur së bashku një rrugë të re, për të zënë vendin që ne meritojmë, vend historik, strategjik dhe intelektual që i takon Qarkut të Lezhës”, tha Kryemadhi.
“Sot ne do të lidhim një kontratë me ju, me të rinjtë e Qarkut Lezhë, me premtimin se shumë shpejt ne do të bëjmë realitet që e ardhmja juaj të mos jetë emigracioni, por puna në vendin tuaj, sepse kjo energji e madhe duhet të investohet në vendin tonë, këtu, në Lezhë, në Laç, në Mamurras, në Zejmen, në Shënkoll, e kudo në çdo vend të Qarkut të Lezhës. Ky vend është i bekuar nga Zoti, dhe prandaj ne duhet të mbajmë premtimet tona për shkollat profesionale, për universitetin e ri, për parkun industrial i cili krijon mundësinë e punësimit për të ç’rrënjosur një herë e përgjithmonë papunësinë në Qarkun e Lezhës, turizmin historik dhe religjioz, etnografik, turizmin malor në pyjet e mrekullueshme të Mirditës, ne duhet të marrim vëmendjen e munguar pas 23 vitesh bojkot total të Qarkut të Lezhës”, shtoi Kryemadhi.
META: VENDI KA NEVOJE PER LIDERSHIP ME KEMBE NE TOKE
Në fjalën e tij kreu i LSI tha se kontributi i qytetarëve me votën e tyre do të mundësojë rrugët drejt Europës, në rrugën e zhvillimit dhe integrimit.
“Më shumë se 5 shekuj më parë heroi ynë Gjergj Kastrioti me moton “Bashkimi bën fuqinë” i bashkoi gjithë princat për të nisur rrugëtimin drejt Europës, aty ku ka qenë zanafilla jonë, aty ky është e ardhmja jonë. Përmes bashkimit dhe bashkëpunimi, Lezha, Kurbini, Mirdita dhe gjithë Shqipëria, do të ketë vendin e merituar në Europë, me ndihmën dhe kontributin tuaj më 23 qershor”, tha Meta.
Kreu i kësaj force politike Ilir Meta deklaroi përpara mbështetësve të tij se më 23 qershor duhet të marrë fund epoka e krizave, si ekonomike, politike, institucionale dhe shoqërore.
"Ne e dimë se zgjedhjet e 23 qershorit janë vendimtare sepse nuk do të përcaktohet fati i disa politikanëve për katër vitet që vijnë por drejtimi që do të marrë vendi për dekadat që vijnë. Ndaj jemi sot këtu për tu angazhuar që të përballemi me kurajo dhe me guxim me një krizë komplekse ekonomike e cila po ashpërsohet çdo ditë, e cila është ulur këmbëkryq në shtëpitë tuaja duke cenuar shpresën, jetën dhe të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj", tha Meta.
Sipas kreut të LSI-së "kjo krizë e gjithanshme nuk është vetëm ekonomike. Është për fat të keq edhe një krizë sigurie për jetën, është një krizë politike, institucionale dhe qeverisëse. Në radhë të parë është një krizë besimi. Kjo krizë ka mbërthyer ekonominë tonë. Kjo krizë po zbraz xhepat tuaj çdo ditë duke lënë mijëra familje në mëshirë të fatit. Kjo krizë nuk por kursen humbjen e vendeve të punës ndërkohë që rrit çdo ditë çmimet nëpër dyqane dhe shton listat e atyre që nuk paguajnë dot. Sot të gjithë e dimë se janë rritur çmimet, jo thjesht për produktet e luksit por edhe e elementëve më jetikë për të përballuar standardet më minimale të jetesës".
“Nuk janë rritur vetëm çmimet e produkteve të luksit, por edhe të prodhimeve të përdorimit të përditshëm”, tha kreu i LSI.
Sipas Metës “Qeveria harxhon mijëra euro reklama me taksat tuaja, për t’ju treguar se sa mirë jetojnë shqiptarët, Shqipëria ka nevojë për një lidership me këmbë në tokë, që t’iu përgjigjet nevojave dhe problematikave me te cilat përballet vendi. Ne i shohim çdo ditë efektet e kësaj krizë, papunësia është problemi më i madh dhe më serioz për të gjithë. Qindra biznese në mbarë vendin mbyllen çdo ditë”.
META: DO TE KRIJOJME LEHTESIRA PER BIZNESIN
Duke u ndalur tek problematikat që has biznesi sot në vend, kreu i LSI tha se forca politike që ai drejton parashikon në programin e saj një sërë lehtësirash për sipërmarrjen.
“Papunësia është problemi më i madh dhe më serioz. Me mijëra shqiptarë humbasin vendete punës. Qindra biznese të vogla dhe të mesme anembanë vendit mbyllin aktivitetet e tyre duke lënë mijëra familje pa shpresë për të nesërmen. Këto biznese ishin të ardhurat e vetme për familjet e tyre, ishin mundësia e vetme për të investuar për shkollimin e fëmijëve të tyre. Shitjet e bizneseve po bien në mënyrë drastike dhe kreditimi i nevojshëm për to po bëhet gjithnjë e më i vështirë, gjithnjë e më i shtrenjtë. Nga ana tjetër janë qindra milionë euro që qeveria aktuale i ka borxh bizneseve për veprat publike që ka realizuar por që janë të papaguara, duke u vënë lakun në fyt jo vetëm bizneseve që janë tashmë në prag të falimentit sepse kanë marrë kredi në banka për të realizuar investimet, të cilat qeveria nuk ua shleu për vite të tëra. Janë më mijëra familjarë të cilët po humbasin të ardhurat e tyre për shkak të falimentit të këtyre aktiviteteve", tha Meta.
Me tej shtoi se “LSI angazhohet për një paketë fiskale one-stop –shop për të gjithë investitorët vendas dhe të huaj përmes krijimit të zonave të lira ekonomike dhe parqeve industriale ku bizneset përjashtohen nga të gjitha taksat dhe tatimet për vitet e para të aktivitetit vetëm me një qëllim që ne të rrisim mundësitë e punësimit. Është e papranueshme që prej më se 7 vitesh është dhënë nga qeveria licenca e parkut industrial të Lezhës dhe akoma sot nuk është hedhur asnjë tullë për realizimin këtij projekti. Ndërkohë që potenciali i punësimit në parkun industrial të Lezhës është mbi 3500 punëtorë. Ndërkohë janë me dhjetëra dhe qindra kompani italiane të cilat për shkak të rritjes së taksave në Itali janë të interesuara për të transferuar fabrikat dhe aktivitetet e tyre në Shqipëri dhe të gjithë e dinë historinë lidhjeve të lashta të Lezhës me Italinë dhe preferencën e tyre për t’i njehsuar në Lezhë. Ndaj ne angazhohemi që brenda dy viteve ta bëjmë realitet parkun industrial duke thyer çdo barrierë dhe çdo pengesë në mënyrë që çdo i ri dhe e re e Lezhës dhe e qarkut tuaj të ketë mundësinë të punësohet këtu".
META: TE RRISIM PRODHIMET “MADE IN ALBANIA” DHE EKSPORTET
Kreu i LSI tha se ndihma më e mirë për fermerin është zbatimi i skemës së subvencioneve dhe aplikimi i granteve për fermerët. Ne do të aplikojmë skemën e granteve të subvencionet për fermerët dhe do rrisim eksportet e prodhimeve “Made in Albania”, kjo do të rrisë edhe punësimin në vend.
"Ne do të aplikojmë skemën e granteve të subvencioneve dhe të kredive agrare me interesa 3 për qind që rrisin prodhimin bujqësor, që shtojnë numrin e fermerëve, që stabilizojnë çmimet e produkteve në vend dhe që rrisin eksportet “Made in Albania”, si dhe krijojnë vende të reja pune për industrinë agropërpunuese. Është një fakt i pamohueshëm që Lezha ka potenciale të jashtëzakonshme në industrinë agropërpunuese, prandaj ne angazhohemi për kredi të favorshme me interesa 3 për qind për të gjithë bizneset e reja në këtë sektor, të cilat punësojnë mbi 20 punëtorë dhe që 50 për qind të prodhimit do ta eksportojnë jashtë vendit. Lezha, Kurbini dhe Mirdita kanë potenciale të jashtëzakonshme për një zhvillim të kombinuar të të gjitha llojeve të turizmit që nga ai veror, që nga ai kulturor, historik, religjioz, malor e kështu me radhë", u shpreh Meta.
META: KRIZA MUND TE KAPERCEHET VETEM ME LIDERSHIP TE RI
Duke përmendur krizën në rajon dhe në vend, si dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët shqiptarë, kreu i LSI, tha se vetëm një lidërship i ri do ta nxjerrë vendin nga vështirësitë ekonomike në të cilat ndodhet.
“Të dashur motra dhe vëllezër të Lezhës Kurbinit dhe Mirditës. Kriza e gjithanshme që ka mbërthyer vendin nuk mund të kapërcehet ndryshe përveçse përmes një drejtimi të ri, një ekuilibri të ri politik ekonomik dhe shoqëror. Ndaj më 23 qershor ju do të votoni për një lidership të ri, për një qeverisje të re, që sjell vizion dhe një perspektivë të re zhvillimi, duke lënë pas mendësitë e vjetra dhe premtimet boshe, që na çon më afër integrimit dhe që i jep zgjidhje të vërteta reale dhe të prekshme për hallet tuaja të përditshme. Ndaj sot ju kërkoni një shpresë për të dalë nga krizë që mbjell papunësi, ndaj ju dhe gjithë shqiptarët do të votoni për rotacionin, sepse ai do të jetë ndryshim dhe do të sjellë realizimin e shpresave tuaja dhe të fëmijëve tuaj”, tha Meta.
Kreu i LSI duke iu drejtuar qytetarëve të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, u shpreh “Ju do të kontribuoni jo vetëm për një marrëdhënie të re në politikë shqiptare dhe për një marrëdhënie të re në çdo komunitet, e cila do të bazohet në frymën e bashkëpunimit dhe të respektit reciprok”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com