Lezhë- Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual është arrestuar nga blutë e Lezhës.

Valentin Kovaçi u kap në zonën e Kalasë së Lezhës, në një guvë (shpellë), ku edhe qëndronte i fshehur, njoftoi sot policia.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë  7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës , me sende personale  dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, thuhet më tej në njoftim.

Si provë materiale u sekuestruan një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur

Operacioni u kodua “Cave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.