LEZHË - Plagos një bashkëmoshatar dhe më pas arratiset nga Komisaritati i Lezhës, pasi ishte shoqëruar nga policia. Është 17-vjeçari Ndue M., 17 vjeç, i cili është vënë sërish në pranga nga policia, vetëm disa pasi kishte kërcyer nga dritarja e katit të 2 në ambientet e policisë së Lezhës.
 
Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se ditën e djeshme në fshatin Torovicë të Lezhës, ka plagosur me thikë, për motive banale 18-vjeçarin me inicialet M. S., 18 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë.
 
Po pas shoqërimit në komisariat, në momentin që specialisti i Hetimit të Krimeve po pregatitej t’a dërgonte autorin drejt dhomave të izolimit, i ndaluari arriti të shkëputej dhe të hidhej nga dritarja e katit të dytë e zyrës së tij.17-vjeçari u largua nga ambjentet e pasme të Komisariatit tëPolicisë Lezhë.
 
Pas arratisjes, policia ka nisur kërkimet në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ai u arrit të ri-vihej në pranga brenda një kohe të shkurtër. 17-vjeçari Ndue M., u arrestuar pasi ishte strehuar tek banesa e vëllait të tij K.M, në lagjen, Varosh, Lezhë.
 
Policia bëri të ditur se, dosja i është referuar Prokurorisë së Lezhës në ngarkim të Ndue M, për akuzat e “plagosjes së rëndë me dashje”, “mbajtje pa leje e armëve të ftohta” dhe “kundërshtim i punonjësit të Policisësë Shtetit”.
 
Por policia po analizon edhe gjithë veprimet e oficerit të Policisë për të nxjerrë përgjegjësitë dhe marrë masat përkatëse, në lidhje me ngjarjen.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)