LEZHË- Një ditë pas ngjarjes së paprecedent ku mësuesja e matematikës Majlinda Palushi u godit me karrige nga nxënësi, mësimi në Gjimnazin "Hydajet Lezha" në qytetin e Lezhës vijon normalisht.
Edhe pse kishin paralajmëuar bojkot, mësuesit iu rikthyen mësimit dhe askush nuk prononcohet për incidentin. As Drejtoria Rajonale e Arsimit Paraunversitar në Lezhë nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar, duke mos iu përgjigjur interesit të medias.
Ndërkohë policia ka shtuar masat e sigurisë në gjimnazin "Hydajet Lezha", ku siç shihet në pamje uniformat blu qendrojnë në hyrje të shkollës.
16-vjeçari mbahet në paraburgim dhe pritet të dalë në gjykatë me dy akuza "Goditje për shkak të detyres" dhe "Plagosje e rëndë me dashje". Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije adoleshenti ka shprehur pendesë.
“Nuk e di çfarë ndodhi! Pata një gjendje të renduar psikologjike pasi mësuesja më përmendi babanë ndërsa po flisnim për frekuentim e shkollës. Ka qene një drame për mua humbja e babait dhe e përjetova serish atë moment. Nuk kam patur asnjë debat më parë me mësuesen, nuk duhej të ndodhte. Jam i penduar!”.
Po kështu është marrë në spital dëshmia e Majlinda Palushit e cila ka deklaruar se ka kërcënuar nxënësin se do ta ngelë në klasë pasi i ka prishur orën e mësimit.
“Nxënësi ishte në bankën e fundit dhe bënte muhabet me shokun. Më ka prishur orën e mësimit. I kam tërhequr vëmendjen por nuk ndalonte. Në këtë momenti i kam thënë se nuk e meriton notën kaluese, edhe vjet të kam kaluar kot. “Betohem për eshtrat e tim eti dhe tëndit se s’ke për të kaluar këtë vit”.
Fjalët e mësueses kanë lënduar 16-vjeçarin që ka mbetur jetim. I revoltuar ka goditur mësuesen me karrige e cila ka marrë plagë në trup dhe është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.
Majlinda Palushi
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 20 shefa kuzhine gatuajnë për 200 persona! Mblidhen 10 mijë euro për qendrën “Rozalba” dhe familjet e varfëra
21 Dhjetor, 11:47
-
Mirditë, tregu i Krishtlindjeve pret qindra vizitorë! Të dielën koncert dhe panair me produkte lokale
21 Dhjetor, 10:18
Dikur mesuesi ishte figura me e respektuar dhe keshtu duhet te jete, por te arrije mesuesja te lendoje shpirtin e nje nxenesi qe sapo i eshte ndare prindi nga jeta ne vend qe ti jape force dhe ta ngushulloje kete edhe nje i pashpirt sado qe te jete, kurre nuk e ben, kjo mesuese monster te kalbet brenda.
PërgjigjuJam vete mesuese dhe e di shum mire se sa te pa pergjegjshem jan bere nxenesit por kjo sdo te thot qe kemi te drejt ta ofendojm apo ta prekim aty ku i dhemb me shum. Koleges i ka vdek babai dhe e ka provuar vet cdo te thot humbje e prinderit por ai qe esht akoma femi …., ne nuk e dim si esht gjendja e tij, si e ka perjetuar ai . Ndaj nese do ta ngelte e ngel pa ze ,ca kuptimi ka e thua apo jo .
PërgjigjuFigura e mesuesit eshte e shenjte. Edhe ajo e gruas si nene. Duhet denimi personal per tu bete shembull se mund te perseritet si rast. Po te varej nga un,duhet varje ne litar.????
PërgjigjuNjë mësuese dhe nji nënē,që nuk di të sillet me nji fëmijë 16 vjeç,nuk i duhet askujt:Kjo " mësuese " që guxojë dhe i vuri gishtin mbi plagë nji fëmije,ç'far pretendente të merte mbrapsh,ndonji pëqafim,apo ndonji tufë me lule ???Mësuesi ka për detyrë të mesojë e edukojë ,e jo të kërcënojë,nëqoftese nuk e ben dot,të ndrrojë profesionin .
Mesuese pa piken e inteligjences emotive. Ku e gjen te drejten kjo mesuese ti permendi prindin e vdekur nxenesit. Ku e di ajo cfare traume psikologjike eshte duke vuajtur ai femije nga ajo humbje aq e madhe qe i dhemb shpirti. Zhdukini nga arsimi keto kafshe qe nuk jane empatike me femijet dhe qe i detyrojne te dalin nga vetja
PërgjigjuAkti i nxenesit eshte mjaft i rende dhe tregon formimin e dobet te tij.Sa per mesuesen do te thosha se eshte nxituar duke bere deklarata per kalimin e klases apo jo.Ky rast dhe te tjere qe ndodhin shpesh ne shkollat tona,tregon se sa e madhe eshte degradimi i shoqerise dhe vete sistemit tone arsimor.Ne qoftese mesuesja eshte "problematike" sic thote nje komentuese ,eshte drejtoria e shkolles dhe organet pergjegjese te marrin masa.Akti eshte shume i shemtuar dhe ai nxenes nuk duhet te jete me nxenes,(te pakten ne ate shkolle)
PërgjigjuPersonalisht jam nga Lezha dhe di te them qe sapo kam degju emrin e kesaj mesueseje kam thene me ne fund i erdhi dita dhe ksaj.E kam pas mesese ne gjimnaz e pagdhendur gjithmone vec terror shperndante dhe kercenime. Me vjen keq per djalin e shkrete qe i plasi ne dore kjo “mine”
PërgjigjuMir ja ka bo se esht msuse ska Te drejt me u fut ne familje e fatkeqsi.kur sja they hunden pleres
Përgjigju