Lezhë, Peleshi: 5 milionë euro garanci për kreditimin e sektorit të bujqësisë

Lezhë, Peleshi: 5 milionë euro garanci për kreditimin e sektorit të bujqësisë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin në Lezhë

Nga qarku i Lezhës, në prani të Ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe përfaqësuesve të ndryshëm të huaj dhe të pushtetit qendror dhe vendor, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  Niko Peleshi ka deklaruar, se tashmë në ndihmë të gjithë bujqësisë shqiptare, do t’i jetë sërish dhe një instrument tjetër i fuqishëm ndërkombëtar, i mbështetjes financiare, që është “Fondi i garancisë për kreditë rurale”, (RCGF) financuar nga BE, KfW dhe Qeveria e Shqipërisë me shtohet me 5 milionë euro te tjera.

Ky fond gjatë viteve 2015-2017, ka dhënë rreth 1000 kredi, për një vlerë mbi 3 milionë euro. Fondi i Garancisë synon që fermerët, nëpërmjet kredive të ofruara me kushte lehtësuese, të mbulojnë pjesën e mbetur të financimit (rreth 50%), që nuk mbulohet me grantet e përfituara nga Skema kombëtare e mbështetjes financiare, e cila këtë vit kishte në dispozicion të saj 20 milionë euro.

Sipas ministrit Peleshi, ky fond garancie ka një rëndësi të veçantë, sidomos në këtë fazë që po kalon sektori bujqësor, i cili gjithmonë e më shumë po merr vëmendje të madhe si nga qeveria shqiptare, por dhe nga organizmat e ndryshme ndërkombëtare.

Përse është i rëndësishëm ky fond garancie, pse ky është një instrument inteligjent i duhur, në kohën e duhur, për ekonominë shqiptare? Pavarësisht se ne sot kemi burime të mjaftueshme me grant të mbështetjes për fermerin, blegtorin, agropërpunuesin, agroturizmin, përsëri granti nuk mbulon 100% vlerën e investimit. Shkon rreth 50%, 60%, apo në rastin më të mire 70%. Pjesa tjetër e investimit duhet të jetë nga vetë investitori apo fermeri, dhe ne e dimë që shumë pak prej tyre kanë burime të kursyera për të investuar. Atëherë zgjidhja është kreditimi. Por, kreditimi në treg nuk është aq i lirë në qoftë se nuk është i mbështetur, dhe nuk është se ka një pritje të dallueshme të bankave, për sektorin bujqësor të paktën deri tani. Sot i është rikthyer vëmendja, por natyrisht kërkohet një nxitje, një suport nga instrumenta si “fondi i garancisë”, që mbulon një pjesë të riskut. Pra, me pak fjalë ky fond garancie, që sot quhet i suksesshëm, sepse ka dhënë mbi 1200 kredi, i bën bankat të jenë më dorëlëshuara dhe me kushte, kritere më favorizuese. Pra, më me pak kolateral dhe norma interesi më të ulta.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  Niko Peleshi

Ministri është shprehur shumë i kënaqur dhe optimist, që një organizëm kaq prestigjoz, siç është “Fondi i garancisë për kreditë rurale”, do të kthehet në një partner të besueshëm dhe shumë eficient për agrobiznesin shqiptar. Nga ana e saj, RCGF-ja do të rifillojë kreditimin e aktorëve të interesuar në bashkëpunimin me disa banka partnere, duke i ardhur në ndihmë të sektorit bujqësor, blegtoral dhe atij të agropërpunimit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nëpërmjet politikave dhe strategjive të saj po synon ngritjen e një sistemi efiçient mbështetjeje, i cili do të përfshijë si mbështetjen direkte, nëpërmjet granteve, mbështetjen teknike në hartimin e planeve të biznesit, ashtu dhe në lehtësimin e procedurave dhe kushteve të kredimarrjes me bankat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?