Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë orët e pasdites të kësaj të shtune  një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjadër në Lezhë.

Burime për Shqiptarja.com mësojnë se nga zjarri fatmirësisht nuk ka patur njërëz të lënduar dhe rrezik për zonën e banuar.

Ndërkohë  është vështirësuar ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë. Nuk dihet ende por policia po heton për të zbuluar rrethanat e rënies së zjarrit.