Një 53-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet në superstradën Lezhë-Laç.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10 të paradites në afërsi të fshatit Ishull-Lezhë, ndërsa i plagosur ka mbetur 53-vjeçari P.G banues në Barbullojë. Ky i fundit ka qenë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin kur u përplas nga mjeti tip Renauld me targa AA934FN.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndëkohë që bëhet e ditur se nga përplasja ka marrë fraktura në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë ndëprerja e rrugës në mënyrë të mënjëhershme nga ana e këmbësorit i cili siç duket nuk e ka parë automjetin që po vinte me shpejtësi.
Policia bëri të ditur se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit shtetasin shtetasin me iniciale N.P 49-vjeç i cili po merret në pyetje për të sqauruar rrethanat e akisdentit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com