Lezhë/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Lezhë- Shkodër nga ku raportohet për dy persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit Balldren, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën për motive që ende nuk dihen, duke përfunduar në kanal e përmbysur. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve dhe as shkaqet e këtij aksidenti.

Ndërkohë, një tjetër aksident rrugor është regjistruar edhe në Tiranë, në rrugën e Elbasanit ku është përfshirë një motor, por nuk është raportuar për të lënduar në njerëz. Një qytetar ka sjellë foto nga vendi i ngjarjes në redaksinë e Shqiptarja.com, megjithatë burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk ka pasur persona të lënduar.

1578597062_aksidentiitiranes.jpg

Foto nga aksidenti në Tiranë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave