Policia ka zbardhur ngjarjen e plotë të plagosjes së Altin Markut ditën e djeshme në Lezhë. Autori i plagosjes është Adrian Gjebeshi i cili sipas policisë rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Agresori ishte i akuzuar nga Gjykata e Rrethit Krujë për ‘’Vrasje me dashje mbetur në tentativë’’ dhe ‘’Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit’’ dhe rezultonte i shpallur në kërkim.
 
Policia ka lokalizuar vendndodhjen e autorit me mjetin Benz C-Class me ngjyrë të zezë dhe targa AA969NP, por ai së bashku me disa persona të tjerë që mendohet të kenë qenë me të ka mundur të braktisë mjetin dhe të largohet në Bishtë Jugë të Shkodrës.
 
I plagosori Altin Marku u dërgua dje në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezkut për jetën. Ende nuk bëhet e ditur se përse Adrian Gjebeshi ka plagosur 31-vjeçarin, por një nga pistat e hetimit është për motive të dobëta. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com