Mirditë, pranga 44-vjeçarit në kërkim, mbajti peng djalin e tij të mitur për 1.5 vite

Një 44-vjeçar i identifikuar si Alban Buraku ka rënë në prangat e policisë në Mirditë, i cili prej një viti e gjysmë ishte shpallur në kërkim.  Ky i fundit, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes kishte marrë dhe djalin e tyre të mitur, në kundërshtim me vendim e Gjykatës.

Operacioni për arrestimin e 44-vjeçarit zgjati 72 orë me kërkime në fshat dhe në pyllin e Kurbneshit.

"Ky shtetas, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L. B., kishte marrë dhe djalin e tyre të mitur, në kundërshtim me vendim e Gjykatës.  Prej nëntorit të vitit 2018, Policia e Qarkut Lezhë ka vazhduar punën në mënyrë të pandërprerë për lokalizimin, kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore Arbën Burakut. Përveç veprimeve procedurale, forcat policore, që nga data kur është shpallur në kërkim, në mënyrë të pandërprerë kanë vlerësuar me prioritet çdo informacion që jepej për vendndodhjen e tij, duke ushtruar kontrolle, por pa arritur të gjendej personi i kërkuar", thuhet në njoftimin e policisë.  

Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë në vitin 2019 ka caktuar për Burakun masën e sigurisë "Arrest më burg”, për veprat penale "Dhuna në familje", "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës” dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve