LEZHE - Prokuroria e Lezhës nis hetimet për dy qendra votimi në Komunën Dajc dhe Koterr për zgjedhjet vendore të 2011. Pas dënimit të 8 komisionerëve një vit më parë për manipulim të zgjedhjeve, hetimi hapet për qendrat e votimit 0698 dhe 0700, të cilat mendohet se ka patur falsifikime duke ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Nga organi i akuzës janë thirrur 40 banorë të zonës të cilët ditën e votimi nuk kanë qenë në Shqipëri, por rezultojnë të kenë votuar.
Ish-kandidati i majtë për këtë njesi vendore Rrok Rroku, i cili humbi zgjedhjet në këtë njesi vendore, shprehet se me hetimin e këtyre dy qendrave votimi do të faktohet se manipulimi është shumë më i madh se ato të zbuluara deri tani nga gjykata. Rroku është shprehur se do t’i shkoje deri në fund çështjes se manipolimit të zgjedhjeve, derisa sa të gjithë përsonat përgjegjës të marrin ndëshkimin që meritojnë në bazë të ligjit.
Për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2011-të në Komunën e Dajçit janë dënuar me nga 8 muaj burg 8 komisionerë, ndërsa me hetimet që tashmë ka nisur prokuroria edhe për 2 qendra të tjera votimi do të zbulohen të tjera fakte për manipulim të zgjedhjeve.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO