Lezhë-Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në autostradën Laç-Lezhë.
Në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, Altin Marku 31-vjeç nga Kallmeti është qëlluar me armë zjarri, ndërsa plumbi e ka kapur në krah.
Altin Marku ka shpëtuar me një dëmtim të lehtë,pasi ka shkuar vetë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.
Hetimet janë shtrirë në disa pista për të zbuluar ngjarjes, ndërsa 31-vjeçari po merret në pyetje për konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com