Një 40-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim. I arrestuari është Aleksander Perdoda banues në Kolsh të Lezhës, i cili akuzohet se në muajin tetor kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të M.F i cili udhëtonte me makinën e tij.
Arrestimi i tij është bërë nga policia rrugore teksa lëvizte me makinë në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë. Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale "Vrasja e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbatja pa leje".
Komento