Lezhë/ Qëlloi me çifte komshiun pas sherrit se i preu pemët, arrestohet 64-vjeçari! Fatmirësisht nga të shtënat nuk mbetën persona të lënduar

Lezhë/ Qëlloi me çifte komshiun pas sherrit se i preu pemët, arrestohet 64-vjeçari! Fatmirësisht nga të shtënat nuk mbetën persona të lënduar

Arma me të cilën qëlloi 64-vjeçari

Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Lezhë, pasi akuzohet se ka qëlluar me çifte në drejtim të komshiut të tij.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Rrilë, ku në pranga ra Luigj Kola, i cili mori çiften dhe qëlloi komshiun Mark Jaku, pas një sherri për shkak se ky i fundit i preu pemët në pronësi të 64-vjeçarit.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Po ashtu kanë nisur hetimet edhe për Jankun, i akuzuar për vepra penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave