Lezhë, qëllon me armë nga makina
në makinë, policia arreston autorin

LEZHË - Blutë e Lezhës kanë arrestuar rreth orës 18:00 Valentin Leka, 37 vjeç dhe Vinçens  Tuku, 22 vjeç. 37 –vjeçari Leka u arrestua sepse ka qëlluar me pistoletë nga makina e tij në makinën e 22-vjeçarit Tuku, ndërsa ky i fundit u vu në pranga pasi ka tentuar që ta përplasë pas të shtënave.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30, në Balldre, Lezhë, ku Vinçens  Tuku që drejtonte mjetin autoveturë Audi me targë CV853HL  dhe në mjet kishte dhe të atin Z.Tuku, është ndjekur nga shtetasi Valentin Leka i cili drejtonte mjetin autoveturë Porsh, me targë AA940HK dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të mjetit të tij.
 
Më pas Vinçens  Tuku me mjetin e tij, ka ndjekur dhe goditur nga pas mjetin e drejtuar nga shtetasi Valentin Leka, duke e rrezikuar. Mjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës.
 
Gjatë kontrollit te mjeti porsh, i drejtuar nga shtetasi Valentin Leka, është gjetur një thikë me teh 17.5 cm e gjatesi 29.5 cm, një levë dhe një fishek pistolete si ato sportive. Rreth 150 m larg mjetit është gjetur dhe një pistolete (si ato sportive), me një kreher pa fishekë të hedhur nga shtetasi Valentin Leka.
 
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale, “Mbajtje pa leje të armës së ftohtë”, “Mbajtjes pa leje të armës e municionit sportiv dhe “Kanosje”, “Shkatërrim prone”, nenet 279, 280, 150 e 84 të Kodit Penal.  

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati