Edhe qarku i Lezhës nuk i ka shpëtuar përmbytjeve të ditëve të fundit. Qindra hektarë tokë bujqësore në fushën e Torovicës ndodhen nën ujë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore. Shkak i këtyre përmbytjeve është bërë shkrirja e menjëhershme e dëborës dhe reshjet e shiut. 

Reshjet e shiut dhe shkrirja e menjëhershme e dëborës sollën përmbytje edhe në fushën e Torovicës në Lezhë. Nga përmbytjet, me qindra hektarë tokë ndodhen nën ujë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore. Fermerët e kësaj zone shprehen se përmbytjet janë të vazhdueshme sa herë që ka reshje të dendura shiu, e kjo vjen nga mos ndërhyrja në kolektorin kryesor kullues dhe hidroforin e Balldrenit.

Një nga Fermerët është shprehur: “ Po të bjerë vetëm dy ditë shi ne jemi të rrezikuar nga përmbytjet dhe ne nuk mund ti mbjellim tokat bujqësore. Kanalet janë të pa pastruara dhe as një njeri nuk interesohet.”

Përmbytja ka ardhur nga erozioni i tokës. Në këtë situatë nga një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqësi fusha e Torovices, po kthehet në një kënetë, duke penalizuar mijëra fermerë të kësaj zone. Zgjedhja e vetme është bindja e instancave që ta kthejnë këtë tokë sërish produktive dhe të ndërtojmë një hidrofor të ri, kostoja e të cilit, shkon në rreth 3.5 milion euro.


Redaksia Online
m.p/shqiptarja.com