Lezhë, qytetari denoncon kreun 
e Tatimeve, Rama: Ikën nga puna

Lezhë, qytetari denoncon kreun <br />e Tatimeve, Rama: Ikën nga puna
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Tatimeve të Lezhës gjatë takimit me qytetarët, pasi është denoncuar nga një djalë i ri biznesmen.

Ai foli i pari në dëgjesën e Ramës me qytetarët, ndërsa tha se kishte një biznes i cili ishte gjobitur nga Tatimet. Ai kërkoi zgjidhje për shumën e madhe që i kërkojne të paguaje.

Rama i premtoi se pas takimit do te interesohet per kete problem, ndërsa paralajmëroi se nëse qytetari ka të drejtë, Drejtori i Tatimeve shkarkohet nga detyra. 

“Do ta verifikojmë, nëse ju keni të drejtë, apo nëse Tatimet kanë të drejtë. Nëse ju keni të drejtë do ju kërkojmë falje dhe drejtori i Tatimeve do iki nga puna”.

Paralajmërimi i Ramës për drejtorin e Tatimeve të Lezhës, vjen pas shkarkimit të kreut të ALUIZNI-t të Beratit, Përparim Sinaj, i cili u denoncua nga një qytetare se s'i jepte lejen e legalizimit. 

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se koalicioni do të jetë me qytetarët problemet e të cilëve do të adresohen në instancat përkatëse. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot