Lezhë/ Radhë të gjata për ID, qytetarët: Hapni sportele të reja, po presim me orë të tëra

Qytetarët e qytetit të Lezhës kanë mjaft pakënaqësi në lidhje me qendrat e aplikimit të kartave dhe pasaportave biometrike. Numri i qytetarëve që aplikojnë, kryesisht pas njoftimit të fundit për skadencën e kartave, është i lartë dhe debatet për radhën janë gjithashtu të shumta.

Qytetarë të ndryshëm shprehen se iu duhet të presin me orë të tëra për të aplikuar. Sipas tyre kompania duhet të marrë masa për të shtuar zyrat e aplikimit si dhe të vendos një sistem radhe.

'Është vetëm një zyrë për tërë Zadrimën dhe Lezhën. Të hapin një zyrë tjetër, Zadrima andej matanë, qyteti këtu, Shën Kolli e ka zyrën e vet. Me tre zyra të paktën, jo me dy zyra tërë Lezha me 150 mijë banorë", u shpreh një banor.

"Ambienti është shumë i mirë, shumë i ngrohtë, ka edhe karrige për t'u ulur, por thjesht për një aparaturë të vogël...nuk bëhet më rrëmujë sepse secili e ka të sigurt numrin që merr", u shpreh një tjetër. "Unë jam tash prej dy orësh në rradhë, për të bërë procedurat që kërkojnë ata", u shpreh një i tretë. 

Drejtori i Filialit të Postës në Lezhë, Pjerin Cuku thotë se që nga fillimi i vitit e deri me tani janë shitur 1700 kupona, ndërsa shton se janë marrë të gjitha masat për t'iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve.

"Fluksi është në rritje, edhe nga shifrat 850 shihet se është në rritje. Nga 10 deri në 12 rritet, por struktura jonë është përgatitur edhe për më shumë. Jemi në gatishmëri", u shpreh Pjerin Cuku.

Fluksi i qytetarëve për t'u pajisur me karta të reja identiteti pritet të jetë gjithnjë në rritje, pasi deri në muajin qershor skadojnë një numer i konsiderueshëm i tyre. Aplikimi për karta identiteti dhe pasaporta biometrike nisi në vitin 2009 dhe që nga ajo kohë është plotësuar afati 10 vjeçar, aq sa i duhet një dokumenti identifikimi dhe udhëtimi të skadojë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas