Një familje në Ishull-Lezhë të Lezhës ka shpëtur për mrekulli, pasi banesa ku ata jetonin u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa në momentin e zjarrit pjestarët e familjes së Mark Mizës i cili është invalid kanë qenë duke ngrënë drekën.

Flakët e zjarrit të cilët dyshohet se janë shkaktuar nga rrjedhja e bombulës së gazit janë shfaqur fillimisht në kuzhinën e shtëpisë për t'u përhaupur me shpejtësi në të gjithë banesën.

Kanë qenë familjarët të cilët kanë dalë menjëherë jashtë dhe kanë njoftuar zjarrfikësit në lidhje me ngjarjen. Këta të fundit kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shmangien e ndonjë tragjedie, pasi bombula e gazit rrezikonte të shpërthente.

Është dashur mbi 30 minuta punë për të shuar plotësisht zjarrin dhe për të shmangur rrezikun.

Nga rënia e zjarrit mësohet se në banesë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, pasi të gjithë orenditë shtëpiake janë shkrumbuar nga zjarri.  Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, ndërsa si shkak kryesor i zjarrit është përcaktuar rrjedhja e gazit.
zjarri lezhe

zjarri lezhe

zjarri lezhe

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)