Janë vetëm 17 kilometra rrugë, por që janë kthyer në një makth për banorët.

Mbi 5 mijë banorë të Torovicës në Lezhë janë të detyruar të kalojnë çdo ditë përmes kësaj rrugë, e cila është totalisht e amortizuar.

Banorët thonë se i kanë humbur shpresat se kjo rrugë do të bëhet ndonjëherë, pasi prej 20 vitesh janë mësuar vetem më gënjeshtra të politikanëve sa herë që ka patur zgjedhje.

Përballë këtij realiteti, shumë banore kanë nisur ta braktisin Torovicen, e të tjerë janë gati për t’u larguar nga kjo zonë.

Për mirëbajtjen e rrugës Balldre-Torovicë, Autoriteti Rrugor Shqiptar paguan afro 10 milionë lekë të reja në vit, ndërsa në punë duken vetëm këta dy punëtorë. 

Edhe pse fusha e Torovicës njihet si një zonë me rendiment të lartë prodhimi, mungesa e rrugës i ka penalizuar fermerët për të nxjerrë prodhimet e tyre në treg. Ndonëse është një fshat shumë afër Lezhës, kjo zonë është braktisur si nga pushteti qëndror ashtu dhe nga ai vendor.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com