LEZHE- Rrugët e lagjes së spitalit në Lezhë prej 22 vitesh ndodhen në gjendje të shkatërruar. Banorët ankohen se sa herë ka reshje shiu, ujërat e zeza vërshojnë nëpër rrugë, duke u bërë një burim evident për sëmundje infektive, ndërsa situata sa vjen e rëndohet. Kanalet e ujërave të zeza janë të hapura dhe sa herë që bie shi ato vërshojnë nëpër rrugë duke u bërë një rrezik për përhapjen e sëmundjeve infektive.
Banorët japin alarmin dhe kërkojnë marrjen e masave nga ana e pushtetit vendorë, që ky problem të marrë zgjidhje.
Në vitin 2011 filluan punimet për rehabilitimin e infrastrukturës në këtë zonë, por aty u punua vetëm dy ditë dhe nuk u bë asnjë ndërhyrje tjetër. Tashmë që po bëhen gati 3 vjet nga inaugurimi i fillimit të punimeve në rrugët e lagjes nuk ka asnjë shenjë asfalti, pasi sipas bashkisë kredia që ishte planifikuar për të përfunduar këtë investim nuk u akordua.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com