Lezhë/ Kepen me armë, drogë e municione, arrestohen dy kushërinjtë që kërkonin treg për t'i shitur

Lezhë/ Kepen me armë, drogë e municione, arrestohen dy kushërinjtë që kërkonin treg për t'i shitur

LEZHË - Dy kushërinj janë arrestuar në Krubin pasi janë kapur me armë e lëndë narkotike, J. Rr. 49 vjeç dhe E. Rr, 20 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin. 

Sipas policisë pas informacioneve të marra për këta dy persona, kanë kryer kontroll në banesën e J. (K.) Rr, ku gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip automatik, një sasi municioni luftarak, 22 m fitil detonator zjarrpërcjellës dhe 15.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Dy të arrestuarit po kërkonin treg për të shitur lëndën narkotike.

Ata do të përballen me akuzat për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”,  në ngarkim të J. Rr. dhe për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”, kryer në bashkëpunim, për E. Rr.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës