Lezhë,shkëmbi zë mjetin,vdesin
2 vëllezër dhe gruaja shtatzënëTragjeditë në rrugë, Hoxha për Report Tv:Ja kush ka përgjegjësi

Lezhë,shkëmbi zë mjetin,vdesin<br />2 vëllezër dhe gruaja shtatzënëTragjeditë në rrugë, Hoxha për Report Tv:Ja kush ka përgjegjësi
LEZHE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Torovicë-Malecaj në afërsi të Lezhës. Rënia e një shkëmbi nga lartësia e malit ka zënë poshtë një automjet tip fuoristradë që po kalonte aty dhe për pasojë tre persona nga fshati Balldre, anëtarë të të njëjtës familje, kanë humbur jetën. Dy nga viktimat janë vëllezër, Edmond dhe Valentin Zefi ndërsa viktima e tretë, Alda Gjergji, 21-vjeçe është bashkëshortja e njërit prej tyre. Ajo që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje është se gruaja e cila humbi jetën ishte shtatzënë në muajin e shtatë. Ajo po udhëtonte në shoqërinë e bashkëshortit dhe vëllait të tij në drejtim të prindërve të saj në një fshat aty pranë kur mbi automjetin e tyre ra një shkëmb i përmasave të mëdha.  

Në vendin e ngjarjes, menjëherë pas ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, autoambulanca nga spitali i Lezhës si dhe shërbimi zjarrfikës. Këta të fundit bënë të mundur edhe nxjerrjen e trupave të pajetë nga automjeti i zënë poshtë nga gurët. Asnjë prej viktimave nuk ka mundur të dalë nga makina në momentin e shkëputjes së shkëmbit, duke bërë që të humbin jetën tragjikisht mes gurëve. Reshjet e shiut të rëna gjatë paradites së kësaj të shtune kanë nxitur rënien e gurëve në këtë pjesë të rrezikshme të aksit Torovicë-Malecaj në Lezhë. Megjithatë do të jetë grupi hetimor që do saktësojë shkaqet e kësaj ngjarje tragjike.
aksident lezhe
[gallery]24188[/gallery]




Gruaja ishte shtatzënë, po shkonte te prindërit
Tre viktimat po udhëtonin nga fshati i tyre Balldre në drejtim të familjes së prindërve të bashkëshortes së njërit prej vëllezërve, në një fshat jo shumë larg nga vendi ku ndodhi tragjedia. Dy vëllezërit dhe gruaja shtatzënë po shkonin për një vizitë familjare. Ata nuk mungën të mbërrinin në destinacion për shkak se një shkëmb i shkëputur nga lartësia e malit në aksin Torovicë-Malecaj goditi automjetin e tyre dhe për rrjedhojë humbën jetën në vend. 

Banorët: Gurët bien vazhdimisht, asnjë masë
Aksi rrugor Torovicë-Malecaj në Lezhë përbën rrezikshmëri në disa akse për shkak të shkëputjes së gurëve nga lartësitë. Banorët e kësaj zone janë ankuar vazhdimisht për rënien e gurëve në këtë pjesë të rrugës, por apeli i tyre ka rënë në vesh të shurdhër. Tragjedia e sotme është një ngjarje e paralajmëruar por institucionet nuk kanë denjuar të marrin masa parandaluese. 

Tragjedia e shkaktuar nga goditja nga një masiv shkëmbor, rast i rrallë
Shkaktimi i vdekjes nga goditja nga një masiv shkëmbor është një fenomen i rrallë për vendet e huaja dhe shumë i rrallë për vendin tonë ku në 20  vitet e fundit në Shqipëri nga kërkimet e Shqiptarja.com nuk rezulton asnjë rast i një aksidenti  të tillë fatal .

Duke qenë se është një rast i rrallë nga kërkimet e Shqiptarja.com nuk gjendet një probabilitet sa herë mund të ndodh dhe të përsëritet.

Gjatë kërkimeve zbuluam se në Kanada në 87 vitet e fundit ka pasur 13 persona që kanë humbur jetën pasi janë zënë poshtë nga një masiv shkëmbor teksa udhëtonin me makinë. 
shkembi
(Shkëmbi që goditi automjetin fuoristradën tip "Land Rover")
aksident lezhe
(Trupat e pajetë nxirren nga automjeti i goditur nga shkëmbi)

lezhe
(Vendi ku ka ndodhur ngjarja, aksi Torovicë-Malecaj, Lezhë)









  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën