KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Gëziq, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën. 

Ajo ishte në makinë me babain e saj G.I 44 vjeç, kur në një moment, shoferi ka humbur kontrolli dhe makina Toyta Yaris" është përplasur me trafikndarësen në autostradën Milot – Morinë.

13-vjeçarja me inicialet S.I pësoi dëmtime të rënda ku fillimisht humbi të dy gjymtyrët e këmbës, dhe pas transportimit me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërroi jetë. Ndërkohë babai i saj ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Siç raporton gazetari i Report Tv nga vendi i ngjarjes, ambulanca ka mbërritur pas 40 minutave. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Makina e aksidentuar