LEZHË- Bankat dhe biznesi në Lezhë do të mund të kryejnë transaksionet e tyre në hipoteke nëpërmjet një sporteli të veçante. Ky shërbim i ri është prezantuar nga drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Ilirian Muho. Sipas tij është e nevojshme që të krijohen sa më shumë lehtësi për biznesin dhe bankat dhe me qëllim që të reduktohet edhe koha e marrjes së shërbimit pranë zyrave të regjistrimit të pasurive.
 
“Biznesi që ka nevojë për shërbimet tona të ketë një sportel të vetin sepse gjykojmë mjaftë të rëndësishme kohën  e tyre. Gjykojmë që në  kushtet e funksionimit me vetëfinancim të zyrave tona, marrëdhëniet me ta të jenë të një natyre tjetër”, tha Muho. 

Nga na tjetër zëvendësdrejtori i Hipotekës në Lezhë, Eraldo Smaçi, ka bërë të ditur se ky shërbim do të japë një impakt pozitiv tek biznesi.
 
Për t’iu përgjigjur në mënyrë sa më efikase biznesit, Zyra e Regjistrimit të Pasurive në Lezhë ka shtuar edhe personel të specializuar, në mënyrë që të përmbushë të gjithë detyrimin e sajë për një shërbim sa më cilësor.    

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)