Lezhë/ Situata si pasojë e reshjeve të dëborës në përmirësim, rrugët nacionale të kalueshme, vijojnë temperaturat e ulëta dhe ngricat në disa zona të qytetit

Në qarkun e Lezhës situata e shkaktuar ditët e fundit nga reshjet e dendura të dëborës ka nisur të përmirësohet. Rrugët nacionale janë të gjitha të kalueshme përfshirë edhe superstradën Lezhë-Milot ku ishin paraqitur edhe problematikat më të mëdha.

Megjithatë rekomandohet të bëhet kujdes, pasi për shkak të temperaturave të ulëta, nën zero ngricat kanë mbuluar zona të caktuara.

Shqetësuese paraqitet situata në trotuaret e qytetit të Lezhës të cilat kanë ngrirë, duke krijuar probleme në lëvizjen e qytetarëve.

Ndërkohë në disa zona vijon të mos ketë energji elektrike si pasojë i defekteve në rrjet të cilat ende nuk janë riparuar.

 

“Situata ne qarkun Lezhe, dt.15.02.21, ora 08.30’:

-Moti është i mirë, por kemi erë të fort, ngrica dhe temperaturave të ulëta.

-Rruga e kombit është e kalueshme pa problem.

-Rrugët nacionale janë të kalueshme në tersi, por me vështirësi nga prezenca e dëborës e kthyer në akull, ku në disa segmente nevojiten zinxhirë ose goma dimërore.

-Rrugët rurale që lidhin qendrat e bashkive me njësitë administrative, janë të kalueshme me zinxhirë në disa segmente, këto kryesisht në bashkinë Mirditë.

-Rrugët bashkiake që lidhin fshatrat me qendrat e nj. ad. kërkojnë ndërhyrje me forca dhe mjete nga bashkitë.

Strukturat e m.c. janë ne ndjekje te situatës.

Mbetemi në kontakt.”, thuhet në njoftimin e emergjencave civile

 


Lajmi kryesor:

Pas borës, ngricat 'pushtojnë' vendin! ARRSH: Këto janë akset më problematike! Pas orëve të tëra në pritje, zhbllokohet një korsi në Qafë Thanë


J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë