Lezhë, të burgosurit në grevë: Na
kërkojnë lekë për transferimet

Lezhë, të burgosurit në grevë: Na<br />kërkojnë lekë për transferimet
LEZHE- Prej dy ditësh, 10 të dënuar në burgun e Shën Kollit në Lezhë, kanë nisur një grevë urie. Kushtet e vështira në burg, ushqimi i keq, rrezikshmëria nga të burgosurit tjerë, si dhe ryshfeti që kërkojnë gardianët për takimet me familjarët e transferimet e qëllimshme, duket se janë arsyet kryesore.
 
Administrata e burgut është vënë në lëvizje për këtë situatë, ndërkohë që në Shën Koll ka mbërritur dhe një grup nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, për të verifikuar ankesat e grevistëve, të cilët prej dy ditësh refuzojnë ushqimin. Një i dënuar, i cili nuk ka dashur të identifikohet, i kontaktuar nga “A1 Report”, ka treguar shkaqet e refuzimit të ushqimit që prej të hënës në mëngjes.
 
"Ndodhemi në kushte të vështira dhe prej 7 muajsh vazhdon e njëjta situatë. Ndodhemi në dhoma të këqija, me shumë njerëz dhe për të na futur në dhoma normale, na kërkojnë nga 20 mijë lekë në muaj, ndërsa tani jemi nga 6-7 veta në dhoma. Ndërsa ato normalet janë me nga 2-3 të dënuar. Me anë të disa të dënuarve tjerë, herë-herë na detyrojnë që të mos e ngremë zërin për kushtet. Ushqimi është i keq, ndërsa na transferojnë në burgje të tjera, me qëllim që të japim lekë që të rikthehemi në Shën-Koll, pasi këtu kemi më afër familjet. Na kanë transferuar disa herë në Burrel apo Peqin. Situata mes të burgosurve tensionohet shumë herë, ndërsa të gjithë kanë armë të ftohtë, thika, leva, teha prerës të sajuar me bizhta lugësh apo garuzhesh. I bëjmë thirrje Drejtorit të Burgjeve dhe Shefit të Policisë së Burgut, që të ndërhyjnë për ta ndryshuar këtë situatë, pasi edhe për të na takuar të afërmit tonë, gardianët kërkojnë nga 10 mijë lekë".
 
Duke thënë se greva do të vazhdojë derisa të ndryshojnë kushtet, i dënuari ka treguar edhe një tjetër skandal që ka ndodhur në këtë burg, i cili lidhet me zgjedhjet.
 
"Ne na kanë detyruar edhe se për këtë të votojmë. Në qendrën e votimit që u ngrit brenda burgut, na kanë detyruar të votojmë për Partinë Demokratike, madje na kanë survejuar edhe votën", u shpreh u dënuari.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet në rrugë (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet në rrugë (VIDEO)