Lezhë- Konfliktet e pronësisë kanë futur në sherr dhe konflikt fizik dy vëllezër në Kurbin, teksa policia vendore i ka marrë nën akuzë në gjendje të lirë.
Gjithashtu një person i tretë u mor nën hetim pais u kap duke prerë pemë pa leje në lagunën e Kunes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kurbin njoftuan sot (20 mars) se kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për F. C., 65 vjeç dhe M. C., 51 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Zhejë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie.

Kurse oficerët e Zyrës për Hetimin e Krimeve në Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për K. N., 35 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin.
“Ai dyshohet se ka prerë pa leje, disa pemë (plepa), në lagunën e Kunes, zonë e mbrojtur”, tha policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Komente

