LEZHE- Rreth 80 familje në Zejmen të Lezhës prej tre ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Shkak është bërë grabitja e transformatorit në nënstacionin elektrik të fshatit, nga persona të paidentifikuar.
 
Pavarësisht ankesave të banorëve, deri më tani asnjë nga përfaqësuesit e OSHEE-së nuk është paraqitur pranë tyre për zgjidhjen e këtij problemi.
 
Banorët i bëjnë apel instancave përkatëse të marrin masa për rikthimin e energjisë elektrike.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)