Lezhë/ Virozat ‘mbushin’ Pediatrinë, mjeku: 50 fëmijë në ditë vijnë për të marrë ndihmë mjekësore

Temperaturat e ulëta kanë shtuar numrin e fëmijeve të prekur nga virozat gripale në Lezhë. Në urgjencën Pediatrike të Spitalit paraqiten rreth 50 fëmijë në 24 orë të cilët kërkojnë ndihmë mjeksore. Ambientet e urgjencës janë mbipopulluar, duke bërë që në shumë raste fluksi të jetë i përballueshem. Mjeku pediater Mark Marku thotë se situata është nën kontroll, ndërsa jep dhe këshillat përkatësi.

Kemi rritje të fëmijëve që vijnë, rritja është me një mesatare të shprehur. Po ta krahasojmë këtë periudhë me para Vitit të Ri, nga 30 kemi 50 fëmijë në ditë. Situata është nën kontroll. Ka probleme me aparatin frymëmarrës, kollë dhe rrufë.

Mark Marku, Mjek Pediatër

Fluksi i fëmijeve të prekur nga virozat gripale pritet të jetë gjithnjë në rritje, ndërsa bluzat e bardha rekomandojnë prindërit që të bëjne kujdes me të vegjëlit e tyre që të mos i neglizhojnë simptomat për shkak të imunitetit të dobët që ka kjo kategori.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA