Lezhë, vodhi kasafortën me mijëra euro të kushëririt dhe e hodhi në koshin e plehrave për ta fshehur, kapet autori (VIDEO)

LEZHE-Vodhi kasafortën e lokalit të kushëririt, por aventura e të riut ka zgjatur shumë pak, pasi është pikasur nga pronari i cili e ka denoncuar në polici. Veprimi i këtyre të fundit ka qenë shumë i shpejt ku kanë vënë në pranga 22 vjeçarin Mariglen Lari.

 I riu paratë e vjedhura i kishte lënë në një kosh mbeturinash ku më pas do të shkonte për ti marrë, por gjatë marrjes në pyetje nga policia ai ka treguar vendin dhe më pas paratë e grabitura janë sekuestruar në cilësinë e provës material.

Shuma e grabitur nga 22 vjeçari Lari është rreth 1 milion lekë. Ai mori në kasafortë, 7.265 Euro, 120 Paund dhe 45.300 Lekë. Report Tv siguroi pamjet e shumës së parave që janë sekuestruar dhe momentin e arrestimit të të riut.  Vetëm ditën e sotme janë raportuar tre grabitje, përpos Lezhës, kanë ndodhur grabitje edhe në Cërrik dhe në Vlorë.

Lekët e sekuestruara 22-vjeçarit

Lekët e sekuestruara 22-vjeçarit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin