Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
Arma e krimit, makina ku u vra Rakip Rroli dhe një nga të arrestuarit
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë sot (26 Nëntor) në fuqi dënimet e dhëna nga shkalla e parë me një total prej 47 vitesh burgim për dy të pandehur që akuzohen për vrasje me motive hakmarrjeje, pas një sherri dhe rrahjeje të mëparshme për ngacmimin e një vajze.
Të dënuarit janë Llej Lika, dhe Klajdi Gjegjaj, ndaj të cilëve rëndonin akuzat e “vrasjes në bashkëpunim për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje” ndaj biznesmenit Rakip Rroli, 50 vjeç.
Krimi ka ndodhur më 10 Dhjetor të vitit 2021 në zonën e Sanxhakut në Kurbin. Gjykata e Lezhës kishte dhënë verdiktin më 29 Prill të këtij viti, por dy të dënuarit e apeluan nëpërmjet avokatëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr. 5 të Sanxhakut në aksin Laç-Mamurras, kur viktima Rakip Rroli, ka qënë duke qarkulluar me automjetin e tij i vetëm, kur u qëllua me breshëri plumbash.
Në shkallën e parëu dhanë 25 vite burg për vrasje dhe 7 për armëmbajtje pa leje për autorin kryesor Llej Lika, që në bashkim dënimesh u konvertua në 27 vite izolim dhe 20 vite për personin e dytë. Të dy kërkuan prishjen e vendimit të shkallës së parë.
“Në përfundim të gjykimit, sot më datë 26.11.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Valdete Hoxha dhe anëtarë znj. Brikena Ukperaj dhe Genti Shala, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 196, datë 29.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Apelit.
Sherri kishte nisur prej muajit Korrik të vitit 2021, kur djemtë e viktimës ishin konfliktuar për një vajzë me djalin e autorit Likaj, po biznesmen. Ata kanë shkuar në një lokal të fshatit dhe dhunuan barbarisht atë, teksa përfundoi në spital. Pikërisht për motiv hakmarrjeje, babai i të dhunuarit është hakmarrë disa muaj më pas, duke vrarë babanë e dy vëllezërve Rroli.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Studim për nëntokën e Lezhës, Neritan Ceka: Së shpejti gërmime të reja arkeologjike
26 Dhjetor, 16:45
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor, 15:36
-
Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari
26 Dhjetor, 13:25
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16