LEZHË - Janë vjedhur një numër tepër i madh i mbrojtëseve anësore në autostradën Fushë Krujë - Milot. Mangësive të shumta teknike që ka kjo autostradë, siç janë mbi 100 ndërprerje të saj nga rrugë dytësore, atyre iu shtohet edhe mungesa e mbrojtëseve anësore.
Ato janë tepër të domosdoshme për sigurinë e automjeteve dhe për pasojë edhe të jetës së njerëzve. Janë mbi 2 km në autostradë që janë zhveshur nga këto mbrojtëse.
Heqja dhe vjedhja e tyre fillon në Thumanë, pranë kryqëzimit të Bushneshit dhe shkon deri në afërsi të fshatit Gjorm të Kurbinit.
Disa mendojnë se ato janë vjedhur për t’i shitur për skrap, por banorë të zonës që jetojnë në afërsi të autostradës thonë se ato janë marrë në mes të ditës nga një grup njerëzish të organizuar me automjete dhe mjete çmontimi dhe shtojnë që ata që i kanë hequr, janë punonjës të firmës që i ka montuar.
Jashtë kameras së “A1Report!”, ata thanë se janë hequr pasi qeveria nuk i ka paguar. Mund të thuhet pa frikë se me këto dëmtime, autostrada është jashtë kushteve teknike.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com